Republika e Estonisë apo Estonia (estonisht: Eesti Vabariik apo Eesti) ndodhet në pjesën veriore të Evropës. Kryeqyteti i Estonisë është Talini. Republika baltike është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004. Estonia fitoi pavarësinë për herë të parë më 24 shkurt 1918, dhe e rifitoi atë më 20 gusht 1991 pas një pushtimi 47 vjeçar nga Bashkimi Sovjetik. Estonia kufizohet në jug nga Letonia ndërsa në lindje nga Rusia. Në veri, gjiri i Finlandës e ndan nga Finlanda dhe Deti Baltik e ndan në perëndim nga Suedinë. Historia Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Historia e Estonisë. Estonia ka qenë të populluara nga koha kur akulli i fundit i periudhës akullnajore shkriu në këtë pjesë të Evropës, diku rreth 11,000-13,000 vite më parë. Banorët më të vjetër llogaritet të kenë jetuar pran një lumi të quajtur sot Pärnu, afër qytetit Sindi (banorët e fshatit Pulli- në pjesën e djathtë të lumit). Këto vendbanime datojnë që nga mijëvjeçari i VIII p.e.s. Krishterimi në Estoni u vendos me dhunë gjatë kryqëzatave nga vëllazëria gjermane "Livonian Sword Brethren". Danimarka pushtoi këtë vend në vitin 1227. Fuqi të cilat kanë pushtuar këtë vend kanë qenë të ndryshme si Danimarka, feudalë gjermanë, Suedia, Polonia dhe së fundi (1710 de facto, 1721 de juro me Traktatin e Nystad-it) Rusia. Po thuaj se gjatë këtyre pushtimeve paria dhe klasa lartë dhe mesme e shoqërisë Estoneze përbëhej nga shumica gjermanëve baltikë deri më 1918. Pas shpërbërjes së Rusisë Imperialiste, pas Revolucionit të Tetorit, Estonia deklarohet si Republikë e pavarur më 24 shkurt 1918. Pas Luftës Çlirimtare Estoneze dhe Traktatit të Tartuit të nënshkruar më 2 shkurt 1920, Estonia pat 22 vite pavarësi, me një qeverisje të ngjashme parlamentare si qeveria e rivendosur më 1992, pas rënies së Sovjetikëve BRSS. Ky lloj qeverie në Estoni thirret Riigikogu dhe parlamentarët zgjedhën nga gjithë banorët në Estoni, mbi moshën 18-vjeçare. Riigikogu, ishte shpërbërë në vitin 1934 dhe vendi udhëhiqej me dekrete të presidentit Konstantin Päts, deri më mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 1938 Në qershor të vitit 1940, Estonia pushtohet nga trupat sovjetike, si rrjedhë e paktit gjermano-sovjetik të nënshkruara nga Molotov-Ribbentrop në vitin 1939. Inteligjenca e vendit si dhe shumë politikanë ndër të cilët ishte edhe presidenti Konstantin Päts (u internua në Rusi), u vranë dhe u keqtrajtuan apo internuan në Rusi. Nga 1941-1944 Estonia ishte e pushtuar nga Gjermania fashiste, pra derisa forcat gjermane u munden nga sovjetikët. Pavarësinë, Estonia e ka rifituar më 20 gusht 1991 me Revolucionin e Këngës dhe me rënien e BRSS-së. Që nga kjo kohë ditë kombëtare në Estoni ka mbetur 20 gushti. Trupat e fundit sovjetike janë larguar nga Estonia më 31 gusht 1994,ndërsa më 29 mars 2004, Estonia iu bashkangjit Paktit Verior (NATO). Pranimi i saj në Bashkimin Evropian (BE) është bërë zyrtarisht më 1 maj 2004. Më 18 maj 2005, Estonia ka nënshkruar marrëveshjen për kufijtë me Rusinë, kufijtë e Estonisë kanë mbetur ata që kanë qenë përdorur që nga 1991-ta, dhe që parlamenti Riigikongu i ka ratifikua më 20 qershor 2005. Pas këtij ratifikimi nga ana e estonezëve ka reaguar Rusia, duke pohuar se në preambulën Estoneze përfshihen pjesë të territorit të Estonisë gjatë kohës së BRSS dhe indirekt ato e reflektojnë kohen e okupimit, dhe më së miri është që të i ri-fillojnë negociatat për këtë çështje. Politika Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Estoni. Njësitë administrative Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Estonisë. Estonia ka 15 njësi administrative të quajtura "maakonad" (qarqe) (org.:maakonnad; njëjës: maakond) dhe ato janë: Njësitë administrative qarqet e Estonisë Harju maakond Hiiu maakond Ida-Viru maakond Jõgeva maakond Järva maakond Lääne maakond Lääne-Viru maakond Põlva maakond Pärnu maakond Rapla maakond Saare maakond Tartu maakond Valga maakond Viljandi maakond Võru maakond Qyteti më i madh nga popullsia është Talini, që është kryeqyteti i Estonisë, me 410 000 banorë, pastaj vjen Tartu me rreth 100 000 banorë, Narva me 65 000 banorë dhe shumë qytete e qyteza të tjera me popullsi nën 50 000 banorë. Gjeografia Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Gjeografia e Estonisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Estonisë është 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,015 km2 ujë. Vija bregdetare e Estonisë është 3,794 km e gjatë. Estonia ka mbi 1000 ishuj dhe mbi 1400 liqene. Ishulli më i madh i Estonisë është Saaremaa, me sipërfaqe prej 2673 km². Liqeni më i madh në Estoni është liqeni Peipsi, me një sipërfaqe prej 3,555 km2 dhe ndahet mes Estoninsë dhe Rusisë. Võrtsjärv është liqeni i dytë në Estoni për nga madhësia. Klima në Estoni është oqeanike me lagështi bregdetare, me dimër të butë ne krahasim me vende në të njëjtin paralel, dhe me verë të freskët. Temperaturat mesatare variojnë nga 16.3 °C (61.3 °F) në ishujt e Baltikut, deri në 18.1 °C (64.6 °F) në brendësi të vendit në korrik i cili është dhe muaji më i nxehtë, dhe nga −3.5 °C (25.7 °F) në ishuj, deri në −7.6 °C (18.3 °F) në brendësi në shkurt që është dhe muaji më i ftohtë i vitit. Relievi i Estonisë është terren kryesisht i rrafshët në pjesën veriore dhe malorë në pjesën jugore. Pika më e ultë gjendet përgjatë bregdetit në detin Baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 318 metrave në vendin e quajtur Suur Munamägi (Mali i Madh i Vezës). Estonia ka një natyrë të pasur, me mbi gjysmën e territorit të mbuluara nga pyjet. Pyjet në veri të vendit përbëhen kryesisht nga haloret, kurse në jug të vendit nga pyje të përzier me pisha, bredha, mështekna, panja e dushqe. Bota shtazore është e pasur gjithashtu. Gjitarët kryesorë janë ariu, ujku, rrëqebulli, dhelpra, dreri, dreri brilopatë, derri i egër, kastori, kunadhja, baldosa, lundërza, kaprolli, foka etj. Shpendët janë të shumëllojshëm, si p.sh. shqiponja, skifteri, lejleku, pulëbardha, gjeli i egër, patat e egra, mjellma, pelikani, kormorani, etj. Lumenjtë janë të pasur me peshq, si krapi, luçiperka, mlyshi, sharrmaku, salmoni, trofta, blini, etj, Ekonomia Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Ekonomia e Estonisë. Ekonomia e Estonisë është liberale dhe bazohet kryesisht në elektronikë, telekomunikacion, produkte ushqimore, veshmbathje, lëndë drusore, makineri, ndërtim anijesh dhe shërbime bankare. Ekonomia ka marrë zhvillim si pasojë e kryerjes së shumë shërbimeve online. Estonia ka shumë porte nga ku transportohen mallra të ndryshme për dhe nga Rusia. Estonia ka një borxh të vogël, vetëm 6.7% te GDP. Estonia është në eurozonë që prej 1 janarit të 2011-ës. Demografia Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Demografia e Estonisë. Duke pasur vetëm 1.3 milion banorë, Estonia është një ndër vendet më së paku të populluara në Bashkimin Europian. Rritja e popullsisë është 1.41 fëmijë në muaj .[1] Estonia ka pak qytete të mëdha, më të populluarat janë Talini, Tartu, Narva, Kohtla-Järve dhe Pärnu. Rajoni më i madh është pa dyshim ai i Talinit, përfshirë këtu qytetet Maardu, Saue dhe komuna më të vogla si Viimsi, Tabasalu, Vääna-Jõesuu and Männiku. Gjuha Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Gjuha estoneze. Gjuha estoneze është pjesë e familjes së gjuhëve fino-ugrike, ku bëjnë pjesë dhe finlandishtja, hungarishtja, marishtja, karelishtja, dhe saamishtja. Estonishtja është e ngjashme me finlandishten, por ka dhe fjalë të ndikuara nga suedishtja, gjermanishtja dhe një pakicë dhe nga rusishtja si pasojë e pushtimit nga këto vende. Alfabeti estonez ka 27 shkronja dhe është me bazë latine, plus shkronjave shtesë si ä,ö,ü,õ dhe ž e š. Tekst në gjuhën estoneze nga një poezi: Kas siis selle maa keel Laulutuules ei või Taevani tõustes üles Igavikku omale otsida? In English: Cannot the language of this land In the wind of incantation Rising up to the heavens Seek for eternity? Kristjan Jaak Peterson Kultura Red right arrow.svg Artikulli kryesor: Kultura e Estonisë. Të tjera Telekomunikacioni Transporti Ushtria Pushime |
About us|Jobs|Help|Disclaimer|Advertising services|Contact us|Sign in|Website map|Search|
GMT+8, 2015-9-11 20:12 , Processed in 0.170220 second(s), 16 queries .